AKTUALITET, 6 Qershor 2018, 15:03

Dënohet me burg ish-presidenti i Dinamos së Zagrebit, Luka Modric dëshmoi në gjyq

Dënohet me burg ish-presidenti i Dinamos së Zagrebit, Luka Modric

Ish-presidenti i Dinamos së Zagrebit në Kroaci, Zdravko Mamic, vëllai i tij Zoran Mamic, ish-drejtori sportiv Damir Vrbanovic dhe zyrtari i autoritetit fiskal të vendit ballkanik, Milan Pernar, janë shpallur fajtorë gjatë kësaj të mërkure për vjedhjen e rreth 116 milion kunave nga klubi (rreth 16 milion euro), duke i shkaktuar një dëm prej 12.2 milion kunash buxhetit të shtetit (rreth 1.6 milion euro), e të katërt janë dënuar me burgim. Zdravko, Zoran dhe Vrbanovic janë fajësuar gjithashtu për vjedhje të parave nga transferimi i Dejan Lovren, ndërsa vetëm Zdravko ka vjedhur parà nga transferimi i Luka Modric. Ylli i Real Madridit disa herë është pyetur në gjykatë për këtë çështje, teksa rrezikonte edhe ai të dënohej. Mamic është dënuar me 6 vite e gjysmë burgim. Pernar është dënuar me 4 vite e dy muaj; Zoran për 4 vite e 11 muaj, ndërsa Vrbanoviç me 3 vite burgim..