TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Mund të shkojmë në zero vonesa dhe zero ryshfete, duke bërë të qartë që cdo punonjës në detyrë është i vëzhguar nga cdo qytetar që ka lidhje me detyrën në funksion të zgjidhjes së problemit”.
Me kete paralajmerim ne drejtim te administrates, kryeministri Rama ka bere apelin e radhes per gjithe qytetaret qe te zgjidhin problemet, duke shpenzuar vetem 3 minuta per te postuar problemin ne platformen Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.
“10.000 adresime të qytetarëve në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, një mekanizëm bashkëveprimi mes qeverisë dhe njerëzve të zakonshëm për të kapërcyer pengesat administrative në zgjidhjen e halleve individuale e të problemeve të komunitetit, luftuar së bashku vonesat e pajustifikuara dhe kulturën e vjetër të rryshfetit në zyrat e shërbimeve për qytetarët? sa me shume t’a perdorim Platformen e Bashkeqeverisjes aq me shpejt do te kemi sherbimet qe njerezit meritojne ne zyrat e shtetit”- ka theksuar Rama.
Rama pranoi se ka ende shumë mosbesim, por ky mur duhet të rrëzohet.
“Kemi mur mosbesimi për administratën, transparencën e shërbimeve, por jam 100% i bindur se sa më shumë qytetarë të angazhohen duke shpenzuar 3 minuta për të ngritur zërin e tyre direkt te anëtari përkatës i qeverisë, aq më shpejt do të kemi një administratë efikase. Me platformën çdokush ka mik direkt qeverinë, dhe vë përballë ligjit këdo që është bërë shkak për vonesën, zvarritjen dhe mostrajtimin e hallit, pasi e dini shumë mirë që qëllimi i platformës është i dyfishtë që jo vetëm të zgjidhin problemet, por edhe të identifikojmë bartësit e zakoneve të këqija të administratës. Mund të shkojmë në zero vonesa dhe zero ryshfete, duke bërë të qartë që cdo punonjës në detyrë është i vëzhguar nga cdo qytetar që ka lidhje me detyrën në funksion të zgjidhjes së problemit”-tha Rama.