AKTUALITET, 6 Qershor 2018, 12:38

Ministri bushati u flet japonezëve: Ka ardhur koha që BE të nisë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim

Ministri bushati u flet japonezëve: Ka ardhur koha që BE të

Shqipëria shpreson shumë që Bashkimi Evropian të vendosë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit ish-komunist në mbledhjen e Këshillit Evropian më 28-29 qershor, për të ndihmuar çimentimin e tranzicionit të saj në ekonominë e tregut, tha ministri i jashtëm i vendit në një intervistë për “The Japan News” të hënën në Tokio.

Ka ardhur koha që BE-ja të nisë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim. Në prill, Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, rekomandoi që udhëheqësit e 28 vendeve anëtare të vendosin për fillimin e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, bazuar në përparimin e të dy vendeve në reformat politike dhe ekonomike.” – tha Bushati.

Lidhur me zgjerimin e BE-së, Bushati përshëndeti raportin e Komisionit në shkurt i cili sugjeron që vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, mund të bëhen anëtare të BE-së deri në vitin 2025. “Ne e shohim atë si një faktor motivues”, për të përshpejtuar reformat dhe për të përmbushur kushtet për anëtarësim,” – tha ai.

Interesi i përtërirë i BE-së për Ballkanin – madje edhe në kohën kur ka grindje të brendshme, të tilla si rritja e forcave kundër Unionit dhe reagimi kundër migrimit- shihet gjerësisht si një përpjekje për të luftuar ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në rajon. Ne kemi dëgjuar liderët evropianë që flasin për rrezikun që Ballkani Perëndimor të përçahet ose të bjerë nën ndikimin e aktorëve të tjerë. Gjatë tre dekadave të fundit, Shqipëria ka arritur një transformim radikal duke u shndërruar nga një prej vendeve më të izoluara komuniste në një anëtar të NATO-s, megjithëse është ende një nga vendet më të varfra në Europë me një PBB për frymë prej më pak se 4,000 dollarë.” – tha Bushati.