TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës për atentatin me vdekje të dy netëve më parë.
Në një konferencë për media, drejtori i policisë së qytetit bregdetar u shpreh se është zbardhur dinamika dhe janë identifikuar autorët e dyshuar.
Autoret e dyshuar te shpallur ne kerkim jane:
E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;
A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.
Ka qenë drejtori i Policisë së Vlorës Gentian Shehaj ai që ka bërë publike detajet për mediat.
Janë arrestuar dy persona që kanë qenë bashkëpunëtorë:
Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,
Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka zbardhur dinamikën e vrasjes së Vasil Dervishaj.
Dyshohet se dy persona kanë marrë pjesë në vrasjen e 29 vjeçarit pronar i një lokali dhe sipërmarrës në fushën e kafesë, të ndodhur në një rrugicë në lagjen ‘Pavarësia’.
Nga mbrëmja e 4 qershorit kur ndodhi krimi policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje, si persona që kanë dijeni për ngjarjen.