AKTUALITET, 6 Qershor 2018, 13:27

Beteja e Llallës për vetingun, nis seanca në Kolegjin e Apelimit

Beteja e Llallës për vetingun, nis seanca në Kolegjin e Apelimit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur në orën 13:00 shqyrtimin e kërkesës së Komisionerit Publik i cili kërkon që ish prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla të mos përjashtohet nga vettingu.

Kolegji i Posacem i Apelimit sot gjate seances

Pas dy seancave të para, Kolegji ka dëgjaur komisionerin publik, Florian Ballhysa, i cili deklaroi se Llalla megjithëse ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë ai duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës.

“Llalla e gëzon ende statusin e magjistratit për shkak se është ish- kryeprokuror. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen në formën e kërkuar”, tha Ballhysa.

Ndërsa avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, u shpreh se: “parashikimet ligjore thone se nese subjekti jep doreheqjen, procesi i vetingut nderpritet. Me shume se kaq une nuk mund ta shpjegoj dot”.