TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anëtarësia e PD-së në Pogradec, ka votuar për kandidatët që do të shkojnë drejt fazës së dytë për përzgjedhjen e listës zgjedhore të 25 prillit.
TPZ.al mëson se anëtarësia ka skualifikuar, ish deputetin Klevis Balliu dhe ish kryebashkiakun e Pogradecit, Eduard Kaprin.
Votimi ka shkaktuar habi, pasi deputeti Balliu ka qenë shumë aktiv në aksionet politike të opozitës në terren, por duket se anëtarësia nuk e ka vlerësuar këtë gjë.
Kujtojmë se deri tani, Balliu ka patur mbështetjen e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që e ka quajtur një risi në PD dhe një të ri "të arsimuar në shkollat më të mira të Londrës". Duket e çuditshme që këtë konsideratë kaq të lartë që ka shprehur Lulzim Basha dikur, nuk e ndan edhe anëtarësia e Pogradecit.
Ende nuk ka një reagim të Balliut, lidhur me këtë ngjarje.
Lista me emrat e kandidatëve që vijojnë garën:
1- Anila Hysenbegasi
2- Arjan Mançellari
3- Armant Zerka
4- Erald Kapri
5- Erlis Çela
6- Genti Çela
7- Oligert Muçllari
8- Selaudin Jakupllari