TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, të mërkurën deklaroi se kryeministri Rama nuk jep dot më llogari për premtimet e pambajtura, prandaj nxjerr kreun e Bashkisë Tiranë që vetëm mashtron.
“Sa herë Edi Rama nuk jep dot llogari për premtimet e pambajtura, për krizën ekonomike ku e ka zhytur vendin, për mijëra të rinj që largohen çdo ditë, ai nxjerr vemjen e bashkisë që vetëm mashtron”, tha Këlliçi.
Përmes një deklarate për mediat, Këlliçi bën me dije se sado të përpiqet të mashtrojë, Rama nuk e fsheh dot të vërtetën e hidhur të mijëra studentëve që duhet të paguajnë tarifat e rritura, ndërkohë që të ardhurat u kanë rënë në minimum, të prindërve që akoma nuk kanë blerë dot libra për fëmijët e tyre, që nuk blejnë dot masaka e dezinfektant.
Sipas tij, gënjeshtrat e përditshme të Ramës dhe veglave të tij nuk e fshehin dot të vërtetën e mijëra bizneseve që po mbyllen çdo ditë.
“Sikur Rama të punonte me të njëjtin zell që gënjen, Shqipëria nuk do të ishte duke u zbrazur çdo ditë”, thekson Këlliçi.