TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë konferencës për shtyp sëbashku me kryeministrin Rama, komisioneri për zgjerim i BE-së, Varhelyi, u pyet nëse marrëveshja e 5 qershorit është sheklur në optikën e tij.
Varhelyi nuk dha një përgjigje të qartë, por tha se po analizon votimin. Komisioneri përsëriti faktin se për sa kohë koalicionet pas zgjedhore nuk ndalohen, BE është gati ta shohë ligjin me "mendje të hapur". Ai tha se do të ketë një takim edhe me kreun e opozitës jashtë parlamentare, Lulizm Basha.
"Sa i përket reformës zgjedhore, ne për momentin po analizojmë votimin, por mund t'ju them, bazuar në debatin politik që është bërë më parë, gjatë procesit të votimit në Kuvend, është që ka të bëjë me një çështje. Unë do të përsëris atë që thashë në Brukesel, për aq kohë sa koalicionet pas zgjedhore nuk parandalohen dhe nuk bëhen më të vështira, atëherë ne mund ta shohim atë ligj me mendje të hapur, por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione, para apo pas zgjdhjeve. Kjo për ne është çështje kyçe.
Shpresoj që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje. Do të takohem edhe me udhëheqësin e opozitës jashtë parlamentare pas këtij takimi.", tha Varhelyi.
Varhelyi do të takohet edhe me Presidentin Meta, i cili ka qenë mjaft i ashpër pas votimit të njëanshëm në Kuvend të Kodit Zgjedhor dhe e ka konsideruar të shkelu nga mazhoranca marrëveshjen e 5 qershorit.
/TPZ.al/