TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rekord shifrash me të infektuar në 24 orë janë konfirmuar këtë të mërkurë në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 1990 testime mes të cilëve 317 kanë rezultuar pozitive ndërsa kanë humbur jetën katër persona.
Prej tyre në Shkup-182, Kumanovë-12, Dibër-3, Shtip-13, Prilep-5, Tetovë-8, Veles-7, Manastir-6, Ohër-1, Kavadar-4, Gostivar-11, Gjevgjeli-12, Strumica-12, Kriva Pallanka-3, Radovish-5, Koçan-18, Valandovë-3, Dellçevë-2, Shën Nikollë-4, Kërçovë-4, Resnjë-1, Negotinë-1
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe katër viktima: një nga Shkupi (59), një nga Struga (65) dhe dy nga Gostivari (71 dhe 76).
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 104 pacientë të shëruar.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar pozitivë me Covid 19.413, mes të cilëve 772 persona kanë humbur jetën.