AKTUALITET, 18 Prill 2019, 16:51

Rama mohon presionin ndaj mediave, jep leksione si mund të përmirësohen

Rama mohon presionin ndaj mediave, jep leksione si mund të


Pas publikimit të raportit të “Reporterëve pa Kufij” mbi lirinë e medias, i cili bën me dije se Shqipëria ka zbritur me shtatë vende në indeksin e lirisë së mediave botërore, reagoi është kryeministri Edi Rama. Ai mohon presionin ndaj mediave edhe pse kjo është evidente në shumë raste. Tek i njëjti raport, Maqedonia e cila prej gati dy vitesh drejtohet nga një qeveri e re, ka bërë përparim me 14 vende.

Postimi i plotë i Ramës në Twitter.

Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!