TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rezarta Shkurta ka ndarë një pozë të vjetër të kantautorit, Elgit Doda pranë një femre nudo. Kjo foto e shkrepur në vitin 2014, kohë në të cilën dy këngëtarët, Elgiti dhe Klea nuk ishin lidhur akoma, ka dalë nga arkivat e Rezartës. Madje ajo ka treguar dhe detaje.
“Foto e shkrepur nga unë në 2014. Kur hap arkivat për të shikuar foto të vjetra. OLD BUT GOLD”,-shkruan Rezarta Shkurta bashkëngjitur fotos së publikuar në InstaStory.
Por, jo vetëm kaq! Ajo ka publikuar dhe një postim të dytë në të cilin siç duket ka marrë dhe lejen e modeles nudo, dhe ajo i ka thënë ta publikojë dhe foton ku duket me fytyrë. Megjithatë Rezarta nuk e ka shuar kureshtjen se kush është vajza në foto.
“Modelja më ka bindur 99% se duhet të postojmë edhe foton tjetër, ku është i dukshëm profili… Unë akoma po e mbaj veten 1% që të ruajmë enigmacionin. Ju si mendoni?-shkruan në foton e dytë Rezarta.
Nuk dihet si mund të ketë reaguar Klea Huta përballë këtij arkivi fotosh ‘të nxehta’ të Elgitit ngjitur me një femër nudo, ama në atë periudhë Elgiti ishte akoma single!
