AKTUALITET, 5 Mars 2019, 08:48

Protesta, blindohet Parlamenti, 1000 efektivë policie për të ruajtur qetësinë

Protesta, blindohet Parlamenti, 1000 efektivë policie për të

Masa të shtuara sigurie dhe gjendje gatishmërie nga policia për protestën e sotme të opozitës së bashkuar.

Gjatë protestës së sotme të thirrur nga opozita do të jenë të angazhuar për ruajtjen e qetësisë mbi 1000 efektivë policie. Ndërkohë që ka nisur rrethimi me skela në pjesën e pedonales dhe është rrethuar po ashtu edhe Kuvendi.

Në ruajtje nga Policia e Shtetit do të merret edhe godina e Kryeministrisë, pasi gjatë protestës mund të ketë thirrje që të orientojë protestuesit drejt godinës së Këshillit të Ministrave.

Parlamenti i Shqipërisë sot do të jetë i blinduar dhe nën masa të rrepta sigurie.

Ndërkohë që protesta e paralajmëruar nga opozita ka kaluar në gjendje gatishmërie Policinë e Shtetit.

Kujtojmë se Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtuesit e Policisë së Tiranës, ndonëse i kanë refuzuar lejen për zhvillimin e protestës opozitës, kanë marrë të gjitha masat për të mos lejuar asnjë incident në tubimin e paralajmëruar sot para sallës se seancave plenare.