AKTUALITET, 7 Qershor 2018, 09:21

40-vjeçarja gjendet në rrugë e plagosur rëndë, shoferi e përplasi dhe u largua

40-vjeçarja gjendet në rrugë e plagosur rëndë,

Një grua 40-vjeçare është gjetur e plagosur në anë të rrugës në aksin Pogradec – Korçë në vendin e quajtur “Lapidari i Petrushës”. Sipas policisë, dyshohet se gruaja mund të jetë përplasur nga ndonjë automjet dhe është lënë aty, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar.

E plagosura me iniciale M.M. nga fshati Alarup u dërgua në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo do të transportohet më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor i policisë nisi punën për të zbardhur këtë ngjarje.