TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Do të mblidhet sot seanca e radhës plenare. Ndërkaq, prej disa javësh në Kuvend nuk ka pasur normalitet në seanca, për shkak të bllokimeve nga deputetët e opozitës, të cilët kërkojnë dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, javën e kaluar u detyrua të ndërpresë disa herë seancën dhe pasi mazhoranca votoi projektligjet seanca u mbyll. Por jo për opozitën, ku vazhduan duke e transmetuar live në “Facebook”.
Mësohet se edhe ditën e sotme, deputetët e opozitës do të veprojnë me të njëjtën skenar, do të bllokojnë sërish foltoren, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare.