TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zhoze Murinjo ka bërë debutimin e tij në stolin e Totenhem në mënyrën më të mirë të mundshme. Skuadra londineze ka marrë një fitore të rëndësishme jashtë fushe ndaj Uest Hem, për të filluar ngjitjen pak nga pak në renditjen e kampionatit anglez ku deri tani ka qenë shmuë larg objektivave.
Totenhemi nuk fitonte jashtë fushe që në janarin e këtij viti por arriti të thyente këtë mallkim sot falë golave të Son e Lukas Moura në pjesën e parë, si dhe të Kejn në fillimin e pjesës së dytë. Uest Hem u mundua që të reagonte dhe shënoi me Antonio dhe Ogbona, por shumë vonë për të marrë diçka nga kjo ndeshje, pasi ekipi i Murinjos rezistoi deri në mbyllje për të marrë tri pikët.
Në këtë mënyrë, Totenhemi i afrohet për momentin zonës së Europës, që është objektivi minimal i londinezëve për këtë sezon. Megjithatë, me sinjalet që dha ekipi, duket e qartë se impulse që mund t’i japë Murinjo do ta kthejë shumë shpejt në një rival edhe për një nga vendet në Champions.