AKTUALITET, 23 Nëntor 2019, 12:46

Vrasja e Lazër Arraj në Dukagjin, lirohet nga burgu kushëriri që dyshohet se i mori jetën

Vrasja e Lazër Arraj në Dukagjin, lirohet nga burgu kushëriri


Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” shtetasin Marash Arra, i arrestuar pasi u dyshua për vrasjen e kushëririt të tij Lazer Arra në Shosh të Dukagjinit.

Ndryshe nga policia, prokuroria ngriti vetëm akuzën “për moskallëzim krimi”.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa pala mbrojtëse “detyrim paraqitje” dhe në fund gjykata e la me “arrest shtëpie” duke bërë që të lirohet nga paraburgimi ndërsa ishte me masën e sigurisë “arrest me burg”.

I dyshuari Marash Arra ka mohuar që në fillim akuzën ndaj tij duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e kushëririt dhe se nuk ka dijeni se kush e ka vrarë.

Në gjykatë kanë mbërritur edhe përgjigjet për provat materiale dhe shtetasi Marash Arra nuk rezulton i përfshirë në asnjë përgjigje ekspertimi.