AKTUALITET, 23 Nëntor 2019, 15:13

Foto/ Pas insistimit për referendum, Ilir Meta tjetër mesazh nga Elbasani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas thirrjes për referendum, për të cilin lajmëroi se ditën e hënë do të propozojë detaje konkrete se si do të funksionojë kjo ide, këtë fundjavë ka zgjedhur të çlodhet në Elbasan.

Me një postim në “Facebook”, kreu i shtetit ka publikuar një foto brenda një baçe në Elbasan, ku thotë se hurmat e këtij qyteti janë të pakrahasueshme.

“Nuk ka si hurmat e Elbasanit! Sot në Baçe Mbret”-shkruan Meta.

Nuk dihet mesazhi që ka dashur të përcjellë Kreu i Shtetit, ndërsa ka treguar se do të mbetet ushtari i parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe Republikës.