TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Degjeneron keq konflikti mes tre personave në një fshat të Fierit. Një 24-vjecar, pas sherrit për motive të dobëta ka goditur me thike dhe sende të forta dy persona të tjerë duke i lënë të plagosur.
Policia e Fierit bën me dije se ka vënë në pranga autorin, shtetasin E.H., 24 vjeç, banues në fshatin Mbyet.
Ndërkohë që të plagosurit K.S., 34 vjeç, banues në Mbyet dhe G.H., 58 vjeç, banues në Berat janë dërguar me urgjence në spitalin e Fierit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:
E.H., 24 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier.
Gjatë ditës së djeshme, në fshatin Mbyet, gjatë një konflikti me njëri tjetrin për motive të dobëta,shtetasi E.H, ka goditur me thikë dhe sende të forta shtetasit K.S., 34 vjeç, banues në Mbyet dhe G.H., 58 vjeç, banues në Berat, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.