TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nejmar u rikthye në mbrëmjen e djeshme në fushë pas një mungesë të gjatë për shkak dëmtimi. Megjithatë, trajneri Tuhel kishte vendosur ta aktivizonte yllin e tij prej minutës së parë. Impakti i Nejmar ishte ai i zakonshmi, me brazilianin që dhuroi spektakël në fushën e lojës. Edhe pse në fund nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.
Ose ndoshta, 27-vjeçari edhe mund të kishte shënuar por trajneri gjerman vendosi ta zëvendësonte në minutën e 64. Një ndërrim i cili nuk u prit aspak mirë nga Nejmar, teksa futbollisti iu drejtua menjëherë dhomave të zhveshjes, dukshëm i irrituar me vendimin e trajnerit Tuhel.
Një reagim “alla Ronaldo”, i cili gjithashtu nuk pranoi vendimin e Sarrit për ta zëvendësuar. Megjithatë, duke qenë se përpara është një sfidë si ajo ndaj real Madrid, Tuhel ka menduar se O’Ney ka nevojë të pushojë duke qenë se sapo është rikthyer nga një dëmtim.