AKTUALITET, 18 Maj 2018, 18:27

I riu qëllon me armë zjarri në lokal, ka të plagosur

I riu qëllon me armë zjarri në lokal, ka të plagosur

Një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj një tjetër në një pikë bastesh në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së të premtes.

Autori ka mbërritur me një motoçikletë në pikën e basteve dhe pasi e ka lënë mjetin në rrugë, ka hyrë në ambientet e lokalit dhe ka nisur të qëllojë me armë.

Policia ka ndërhyrë duke arrestuar personin në fjalë, ndërkohë që po hetohet për të zbardhur shkaqet që qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje.

Fatmirësisht nga plumbat e qëlluar nuk raportohen persona të lënduar.