AKTUALITET, 22 Mars 2019, 14:40

De Biazi tregon refuzimet: Po kërkoj ende një projekt të rëndësishëm

De Biazi tregon refuzimet: Po kërkoj ende një projekt të

Xhani De Biazi do të mbyllë këtë sezon si opinionist sportiv dhe do të kalojë verën e këtij viti duke filluar nga e para kërkimin për një klub apo kombëtare të re, pasi ofertat që ka marrë, nuk e kanë bindur absolutisht. Konfirmimin e ka dhënë vetë ish-trajneri i Shqipërisë, i cili ka treguar se nuk ak marrë ende projektin bindës për të ardhmen e tij.

“Gjithçka ishte zgjedhje e imja. Nëse do të dëshiroja të kthehesha, do ta kisha bërë. Dua të rifilloj nga një projekt i rëndësishëm. A kam marrë oferta? Preferova që t’i refuzoj. Si Frozinonen, ashtu edhe Venecian. Njëlloj si Armeninë”, tregoi De Biazi për “TMW” ofertat e fundit që i kanë mbërritur këtë vit për të drejtuar në klube apo përfaqësuese të ndryshme.

De Biazi shpesh është përfolur edhe në rolin e trajnerit të përkohshëm deri në mbyllje të sezonit për skuadra të tjera më të mëdha në Serinë A, por në çdo rast marrëveshjet nuk janë finalizuar, me ish-teknikun e Shqipërisë që ka mbajtur rolin e tij si opinionist sportiv për RAI.