AKTUALITET, 22 Mars 2019, 14:21

Publikohen përgjimet +18/ Alizoti urdhër shefit të Fierit: Më dërgo njerëz për çerek ore, se…

Publikohen përgjimet +18/ Alizoti urdhër shefit të Fierit:

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, ka publikuar sot një pjesë nga biseda e përgjuar mes drejtorit të policisë së Fierit dhe Fredi Alizotit, në kuadër të dosjes së bujshme “Babale”.

Ervin Salianji i akuzuar për “kallëzim të rremë” dhe i marrë i pandehur për dosjen “Xhafaj-Babale” ka publikuar ne faqen e tij ne FB, bisedën mes drejtori i Policisë së Fierit dhe atij që ai e quan “dëshmitar të fabrikuar të qeverisë”, Fredi Alizoti.

Sipas Salianjit, në audio përgjimin, që mund ta dëgjoni edhe vetë, kuptohet fare mirë lidhja mes tyre dhe se si drejtori flet troç se po i dërgon njerëz me para me vete, sipas urdhrit që i jep në telefon Fredi Alizoti.

Postimi i Salianjit:

Piovra. Episodi 1.

Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe deshmitarit të sajuar për Xhafaj gate!

Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminë e sajuar!

Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë, komunikim +18

Biseda e transkriptuar:

Numri është i telefonit të drejtorit të policisë së Fierit, Bert Nushi

Ora 12:28 e natës

Drejtori: Fredi,

Fredi: Ai është b.q prokuror, të më thotë ai mua…

Drejtori: Ku je, se nuk..

Fredi: Dëgjo mua, atë që kam nisur…eee

Drejtori: Ku je në Fier apo jo,

Fredi: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa, a ti thosha të kam q…motrën mu në p…

Drejtori: Fredi, po më dëgjo, Frediii

Fredi: Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k muhabete, i ka marrë në dorë Gramozi këto punë

Drejtori: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj

Fredi: Do më dërgosh njeri që të flas

Drejtori: Jam në Fier kam një ngjarje, jam në Ballsh

Fredi: E mban mend ku me ke lënë herën e parë, më dërgo njeri për cerek ore,

Drejtori: Ka mundësi të mos më kapë telefoni se jam në vendngjarje

Fredi: E dëgjon, aty ku më le, e mban mend

Drejtori: Po do të nis unë njeri me lekë

Fredi: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.