AKTUALITET, 22 Mars 2019, 10:38

Ambasadori britanik i shkon në zyrë Bashës, ja çfarë do të diskutohet

Ambasadori britanik i shkon në zyrë Bashës, ja çfarë

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman ndodhet në zyrën e kryetarit të PD, Lulzim Basha. Një nga temat e diskutimit pritet të jetë dhe situata politike në vend.

Përmes një postimi në twitter disa ditë më parë ambasadori i Britanisë së Madhe u shpreh kundër protestave të dhunshme dhe bëri apel për vetëpërmbajtje.

“Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj të protestës.

Megjithatë kjo e drejtë duhet ushtruar në mënyrë paqësore. Dhuna minon demokracinë. Iu bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë përmbajtje.

Të respektojnë institucionet demokratike dhe parimet e një proteste paqësore” shkruante ambasadori Norman.