TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 30-vjecar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe është përplasur me një shtyllë.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në lagjen nr. 14 Durrës. “Shtetasi E.T., 30 vjeç , duke drejtuar motoçikletën e tij , ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit”- thotë policia.
Ai është dërguar në spital, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për shkakun e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Më datë 22.03.2019, rreth orës 09:40, në lagjen nr 14 Durrës, shtetasi E.T., 30 vjeç, duke drejtuar motorçikletën e tij, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit, si pasojë e përplasjes shtetasi E.T.,është aksidentuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.