TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dedëbaba Edmond Brahimaj ka zhvilluar një ceremoni për të gjithë besimtarët myslimanë që festojnë sot “Sulltan Nevruzin”.
Në ceremoninë e shenjtë e zhvilluar në Kryegjyshatë, Baba Mondi foli gjerë e gjatë për jetën e imam Aliut.
“Jeta dhe vepra e tij përbën një model të shkëlqyer për botën myslimane. 22 marsi do na nxisë dita ditës për më shumë dashuri me njëri tjetrin. I lutem zotit lart për një të ardhme sa më të mirë dhe jo numëro këto realitet të trishtuar.
I kërkoj shqiptarëve të mos braktisin Shqipërinë. Zoti i bekoftë të gjithëve amin. Më lejoni të filloj ceremoninë. Dashuria e Aliut dhe drejta e Aliut në këtë komb është si e drejta e prindërve me fëmijët”, -u shpreh ai.
Baba Mondi u ndal edhe në tragjedinë e ndodhur në Zelandën e Re, ku shumë persona u vranë duke falur namazin në xhami. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve dënoi terrorizmin.
“Te kthehet në paqe shpirti i tyre, duke dënuar çdo akt dhune dhe terrorizmi.”- tha ai.