TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati i familjarëve që banojnë në pronën e “Petro Ninit’, bën me dije se më në fund do të zgjidhet konflikti i tyre për pronën, i finalizuar me një marrëveshje mes palëve. Sipas avokatit, marrëveshja do të nënshkruhet sot rreth orës 16:00 dhe në të parashikohet që dy familjet të marrin apartamente, në zonën e Kopshtit Britanik.
“Mbas orës 16:00 do nënshkruhet marrëveshja mes palëve. Dy familje do të marrin apartamente sipas paktit. Banorët do të marrin apartamente sipas paktit. Banorët do të marrin dy apartamente te Kopshti Botanik.”- shprehet avokati.
Kujtojmë që palët u përballën pak ditë më parë në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku edhe diskutuan për arritjen e marrëveshjes.
Pronari i truallit, Aleksandër Gavoci tha në një lidhje telefonike në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” se prona në fjalë daton që nga viti 1936 dhe se pretendimet e palës që jetojnë sot në atë shtëpi, janë tërësisht të pabazuara.
Govaci tha ndër të tjera se fëmijët dhe banorët nuk do t’i lërë në rrugë, një premtim i bërë në emision por edhe i mbajtur.