TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 është trajtuar sot një histori sa njerëzore aq edhe e trishtë.
Një grua 55-vjeçare sot përballet me një vështirësi të jashtëzakonshme.
Irena Cara përkujdeset prej vitesh për vajzën e bashkëjetuesit të saj i cili ka ndërruar jetë. 55-vjeçaria dikur ka patur një martesë nga cila ka tre fëmijë, martesë e cila shkoi drejt divorcit.
Në moshën 35 vjeçare gruaja filloi të bashkëjetonte me një burrë i cili gjithashtu ishte divorcuar nga gruaja e tij dhe kishte marrë në kujdestari vajzën e tij, e cila vuan nga prapambetja e thellë mendore.
55-vjeçarja e ka gjetur vajzën 7 vjeç dhe është përkujdesur për të sikur të ishte vajza e saj. Por fati solli që bashkëjetuesi, pra babai i vajzës të ndërronte jetë. Aktualisht 55-vjeçaria do të shkojë në Francë tek fëmijët e saj që i ka nga martesa e parë, por në anën tjetër ajo nuk do ta lërë vajzën e ish-bashkëjetuesit në mes të katër rrugëve.
Askush nga familjarët e të ndjerit nuk i është përgjigjur, e ëma biogjike e vajzës e ka braktisur atë 2 muajshe. Ndaj 55-vjeçarja nuk po gjen zgjidhje as në institucionet e vendit.
Ajo zgjodhi studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” për të bërë një apel për ndihmë.
“Martesa ime e parë ishte shumë e vështirë, jetova 15 vjet me babain e fëmijëve të mi, por më pas u divorcova.
Pastaj nisa një bashkëjetesë me babain e Marinelës, i vetmi gabim që bëmë është që nuk bëmë celebrim dhe tani që ai ka vdekur, nuk mund ta marr me vete Marinelën.
Unë tani dua të shkoj tek fëmijët e mi, nga ana tjetër nuk dua ta lë Marinelën në mëshirë të fatit”,- thotë ajo me lot në sy.
Ajo thotë se s’mund t’i kthejë shpinën Marinelës, ndërkohë që akuzon nënën e saj biologjike se e ka braktisur përfundimisht.
“Kur ika në Francë herën e parë për 4 muaj se doja të më dilnin letrat, Marinelën e lashë për 4 muaj tek motrat e Nënë Terezës.
E kam marrë në telefon nënën e saj biologjike ajo më ka kthyer shpinën”,- tha gruaja më tej duke kërkuar ndihmë tek institucionet.