TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas situatës së rënduar me familjarët pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, numri dy i selisë blu shpërthen në akuza ndaj qeverisë duke i quajtur edhe hajdutë dhe të poshtër.
Postimi i plotë i Edi Palokës:
Jo vetem hajdut e te poshter po dhe burracake te neveritshem.
-Kane firmosur te gjithe per TEC-in ne Korce, nga kryetari i bashkise tek Rama dhe sapo shohin reagimin e qytetareve dalin dhe me paturpesi marrin dhe rolin e shpetimtareve a thua se TEC-in po kerkonte ta ndertonte opozita...
-Dergojne policine qe dhunon gra e femije , jo pak po per ore me rradhe dhe live ne media . Pasi shohin reagimin qytetar , dalin nje nga nje e bejne deklarata nga velina e bashkise tek kryekrimineli i qeverise me ne mes lleshin e policise , sikur mos kene asnje lidhje dhe ajo mos jete policia qe merr urdhera prej tyre. Legena qe duhen shporrur nje ore e me pare.
Me 16 mars te gjithe jepni kontributin tuaj modest duke ju bashkuar protestes , mos prisni sa e keqja t’ju vije tek dera e shtepise tuaj...