TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme presidenti Ilir Meta caktoi datën e re të zgjedhjeve lokale, më 13 tetor.
Pas deklaratës së Metës, reagimet kanë qënë të shumta nga politikanët shqiptarë por edhe nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan.
Fillimisht ka reaguar Kongresmeni amerikan Eliot L. Engel, i cili u shpreh i shqetësuar lidhur me situatën politike në Shqipëri.
“Në një përpjekje për të zvogëluar tensionet dhe për t’u larguar nga konfrontimet, u bëj thirrje të gjitha palëve të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës. Kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe sipas ligjit. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe meriton një të ardhme evropiane, por krizat e përsëritura rreth zgjedhjeve minojnë atë rrugë përpara,”- u shpreh Engel.
Pas tij në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka reaguar edhe zv/ ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, i cili është shprehur se SHBA-të njihin vetëm 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.
“Shpresojmë që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Shpresojmë që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit”, tha Palmer.
Pas komenteve të Palmer dhe Engel, një reagim ka ardhur edhe nga Presidenca, e cila duket se ka “mbyllur veshët” ndaj thirrjeve të zv/ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit.
Teksa falenderon kongresmenin Engel për interesin e tij për situatën politike në Shqipëri, pa i përmendur emrin, Presidenca siguron edhe Palmer se në Shqipëri do të zhvillon zgjedhje demokratike.
“Presidenti i Republikës siguron Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, z.Eliot Engel dhe të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se po bën dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të mund të organizojë zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse,”-shprehet Blushi.
Presidenti Ilir Meta shpalli ditën e sotme datën e re të zgjedhjeve lokale. Me një dekret pas konsultimit me opozitën dhe ndërkombëtarët, Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e dytë të zgjedhjeve. Rama e cilësoi vendimin si një çmenduri, ndërkohë që opozita reagoi për herë të parë me Vasilin duke pranuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve.