AKTUALITET, 27 Qershor 2019, 20:22

“Skëndebeu i Elisa Spiropalit duhet ndihmuar dhe shpëtuar nga marrëzia”

“Skëndebeu i Elisa Spiropalit duhet ndihmuar dhe shpëtuar nga


Nga Erisa Xhixho (Nënkryetare e LSI)

Dihet e pritet.

Dhe askush nuk habitet!

Është ritual i përditshëm.

Ajo është gjithnjë e para, habitshëm në ekstazë e gjendje aluçinante. Për të ardhur keq. Mjerisht për të ardhur keq! Për të dëshmuar se pas atij që i referohet si Skënderbeut të saj, nuk ka rëndësi se për ku, gjithmonë jo rastësisht ajo, është e gatshme të jepet marrëzisht në marrëzinë e të marrëve!

Dhe marrëzia, ngado që ta shohësh ka vetëm një emër: Edi Ramën.

Nuk di të dëgjojë, nuk di të reflektojë, nuk di të kuptojë!

Shqipëria sot është turpi në sytë e botës e kur duhet që të gjithë të reflektojmë me përgjegjshmëri përballë interesave të vendit dhe të ardhmes së saj europiane, Kryeministri shfaqet i papërgjegjshëm, në krizë e dëshpërim.

Dekreti ka fuqinë e ligjit e eshte detyrim i cilitdo të zbatojë ligjin, të respektojë dekretin e Kryetarit të Shtetit.

Dekreti i Presidentit të Republikës, eshte nje mundesi per t’u terhequr nga çmenduaria e 30 qershorit dhe per t’ju dhene shqiptareve te drejten te zgjedhin me 13 tetor në kushte normaliteti, me standarde demokratike për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Papërgjegjshmëria e Kryeministrit Rama po provokon perçarje, po provokon konflikt dhe po i bën një dem të madh demokracise dhe pluralizmit politik në Shqipëri, po ringjall fantazmat e kohes se Shqiperise pa zgjedhje, pa demokraci, pa pluralizem.

Natyrisht, ai është në hall të madh, është peng i krimit te organizuar e bandave dhe vepron nën diktatin e tyre.

Prandaj zoti Kryeminister duhet ndihmuar, duhet shpetuar, duhet kuruar!

Dhe duhet larguar qe te shpetoje Shqiperia!