AKTUALITET, 27 Qershor 2019, 18:31

SHBA kundër Metës: Zgjedhjet në 30 qershor

SHBA kundër Metës: Zgjedhjet në 30 qershor

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, foli për “Zërin e Amerikës”, lidhur me situatën politike në Shqipëri.

Zyrtari i lartë amerikan dha qëndrimin e amerikanëve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, që kanë ndarë politikën shqiptare.

“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, të jenë të qeta e të rregullta”, tha Palmer për “Zërin e Amerikës”, ndërkohë që intervista e plotë do të transmetohet ditën e nesërme.