AKTUALITET, 27 Qershor 2019, 17:21

Reagon sërish Rama: Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet s’i vret dot

Reagon sërish Rama: Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet s’i vret dot

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale, lidhur me dekretin e ri të presidentit Ilir Meta, i cili caktoi 13 tetorin, si datë për zgjedhjet vendore.

“Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte nje togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvaneve tregtare. Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të! Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës.” -shkruan Rama.

“Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30QERSHOR, qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman?” -Përfundon rama reagimin e tij.