TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një seri komentesh në rrjetet sociale, drejtues dhe ish-deputetë të LSI-së, kanë përshenduar dekretin e Presidentit Meta për shpalljen e datës 13 Tetor, si datë e re për zgjedhjet lokale, ndërkohë që e kanë cilësuar mediokër reagimin e kryeministrit që po kërkon ta çojë vendin në një konflikt social.
Klajda Gjosha
Dekreti i Presidentit për datën e zgjedhjeve, i jep një frymëmarrje arenës së zymtë politike dhe mbi të gjitha i jep një mundësi qytetarëve t’i rikthehen normalitetit! Përpjekja e një burri shteti për ta vendosur vendin në shinat ligjorë dhe Kushtetues është për t’u vlerësuar si nga opozita, mazhoranca por edhe nga cdo qytetarë i thjeshtë, që mendon për të mirën e përbashkët të Shqipërisë!
Reagimi I qeverisë dhe Kryeministrit vazhdon të mbetet mediokër, me mentalitet të vjetër konfliktual, veshur me arrogancë pushteti! Një grusht autokratësh që kanë frikë nga dialogu, kanë frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kanë frikë nga clirimi i politikës me grupet e interesit sepse s’kanë më asgjë për të ofruar!
Shqipëria ndodhet në momente kritike! Sot historia e Shqipërisë ka shansin të shkruhet ndryshe, me përpjekjet për të shpëtuar demokracinë! Sot historia mund të shkruhet mbi tolerancën, solidaritetin, mundësinë që politika të di të tërhiqet pa prekur ende katastrofën!
13 Tetori është një mundësi e mirë për Shqipërinë europiane. Sa më të përgjegjshëm të jemi sot, do t’i kursejmë vendit degradimin e shumë viteve në vijim!
Politika të reflektojë sa nuk është vonë!
Vangjel Tavo
Në as edhe një vend të botës, e në veçanti në kontinentin evropian, ku edhe lindi demokracia, u zhvillua dhe u konsolidua në këtë pikë ku gjendet sot, e mishëruar më së miri me familjen e madhe evropiane, rrallë gjendet një vend ku procesi zgjedhor bëhet me një kandidat të vetëm, dhe ku një popull i tërë ndahet e përçahet kaq keq e kaq thellë sa në Shqipëri.
Në vend të një dite bashkimi, 30 qershori ka rrezikuar të bëhej një simbol kaosi, një moment i errët i cili do na kthente 30 vite pas vendin e do mbyllte për një kohë e kohë të gjatë dyert drejt BE-së.
Përgjegjësia për të gjithë këtë ndarje kaq të thellë midis qytetarëve dhe fshatarëve të thjeshtë bie drejtpërdrejtë mbi qeverinë, e cila me një papërgjegjshmëri të plotë nuk tregoi as dashurinë dhe përkujdesjen më të vogël për popullin e vet. Përkundrazi, përdori gaz lotsjellës, me mijëra forca policore, përdori autoblindë dhe makina ushtarake për të shpërndarë materialet zgjedhore, e shumë elementë të tjerë të cilat po krijojnë një imazh të shëmtuar të Shqipërisë në të gjitha mediat e botës. Kjo është Shqipëria me ëndrra evropiane e jo Shqipëria e terrorit dhe e shndërruar në marrëzi e turp botëror.
Data e re e zgjedhjeve e sapo dekretuar nga Presidenti i Republikës është një shans jo vetëm i mirë për dialog por edhe një mundësi e shkëlqyer të arrimë e marrim një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave në tetor.
Reflektim, reflektim, reflektim. Kaq duhet për t’i mundësuar sërish shansin e BE-së të gjithë shqiptarëve.
Sot qeveria, e madje e gjithë politika ka përgjegjësinë më të madhe në 30 vitet e fundit, pasi ky është momenti i zgjedhjes: të shohim dhe ecim përpara apo të vuajmë mallkimin e një kthimi pas të cilin historia dhe brezat e ri nuk do na e falin kurrë.
Shqiptarët duhet të jenë misioni mbi çdo kokëfortësi. Rinia duhet të jetë e para mbi çdo egoizëm.E ardhmja evropiane duhet të zbusë zemrat dhe ulë hundët më krenare.
Turp për çfarë përjetoi vendi këto ditë e javë të tëra. Ka ardhur koha për të shpalosur integritetin politik dhe njerëzor në të mirë të vendit.
Le të votojnë shqiptarët më 13 tetor jo të ndarë, pa frikë, në mënyrë të lirë, të ndershme dhe demokratike, të denjë për një vend të NATO-s dhe aspirante e denjë për në BE.
13 tetori, shansi më i mirë për të ecur përpara në emër të një populli. VT
Viktor Tushaj
Rama reflekto!
Megjithe fyerjet percmuese te Kryeministrit, Presidenti i Republikes, me dimensionin e nje burri shteti, permes dekretit te 13 tetorit i dha nje shans tjeter Shqiperise per paqe sociale, stabilitet politik e shina institucionale.
Tani reflektimi eshte detyre e jo me vullnet.
Ti tregojme shqiptareve dhe kombit se i duam, ti tregojme europes dhe botes se jemi te afte dhe te pergjegjshem per vendime te medha ne favor te se ardhmes tone te perbashket larg urrejtjes, arrogances kokeforte dhe percarjes.
Silva Caka
Presidenti dhe qentë që i lehin hënës!
Presidenti i Republikës, me Dekret shpalli datën e re të zgjedhjeve të përgjithshme vendore, e cila do të jetë më 13 tetor 2019.
Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve është i detyrueshëm për zbatim, nga çdo institucion që ka përgjegjësi administrimin e procesit zgjedhor dhe këtë e dinë edhe ata vetë. Çdo veprim në kundërshtim me Dekretin, krijon pasoja administrative e penale, për këdo që do guxojë t'a çojë nëpër mend, të veprojë në kundërshtim me urdhërimet e tij!
Dekreti i Presidentit i jep shanse te reja politikës, i jep fund pasigurisë së qytetarëve dhe i shërben axhendës së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në datën 30 qershor, zgjedhjet mund të zhvillohen në ndonjë univers paralel, por në Shqipëri, jo!!!
Si një qytetare që ka vendosur të jetojë në Shqipëri, i bashkohem thirrjes së Presidentit, drejtuar gjithë aktorëve politikë, për të treguar reflektim, vetëpërmbajtje dhe përgjegjshmëri.
Presidenti foli... tani të gjithë të heshtin!
Edmond Panariti
Koha per te ndalur retorikën e helmit, kercenimit, shantazhit dhe bulizmin politik! Koha per dialog dhe kompromis! Koha per zgjidhje dhe për zgjedhje jo për farsa zgjedhore! Data e re e zgjedhjeve vendore e dekretuar nga Presidenti, eshte parandaluese e percarjes se madhe te vendit dhe e shkermoqjes të Pluralizmit. Ajo ndalon edhe konfliktin institucional te pas votimeve pa zgjedhje , qe do te derivoje si pasojë e mos konstituimit ende të dy gjykatave supreme, gjykatës kushtetuese dhe asaj të larte. Data e re, mban ende te ndezur flaken e shpreses per hapje te bisedimeve per ne BE perkunder deshtimit të sigurte te perspektives per hapje te bisedimeve për ne BE, jo vetëm ne Tetor por edhe shumë me gjatë se aq, nga shkelja e sigurte e standardeve elektorale në daten 30 Qershor.... Reflektoni!
Nora Malaj
Edo vëri gishtin kokës , reflekto!
Datën 13 Tetor , Presidenti e shpalli ditën e zgjedhjeve për pushtetin lokal.
Sërisht , si një burrë shteti , pasi dërgoi ftesën për dialog e priti përfaqësues të partive politike , ambasadorë, gazetarë , pozitarë e opozitarë , Presidenti i Republikës shpalli datën e zgjedhjeve , duke ju dhënë shancin , mbështetur në Kushtetitë, të gjithë palëve, që të reflektojnë e të pergatiten për fushatën zgjedhje me kandidatë alternativë , nga pozita e opozita , për të shpetuar Shqipërinë , për të mos lejuar instalimin e nje farse zgjedhore, që ishte data 30 qershor, e cila di t? përfundonte në modelin më të keq, që çon në instalimin e një neodiktature.
E ndërsa orët kalojnë , (KM alias Luigji 14 ), nuk ka ndërment të tërhiqet nga marrezia e tij.
Po unë prapë sot , po të drejtohem ty Edi, jo si kryeministër , po si djalë Tirana dhe shok fëmijërie, ke shansin e jetës t?nde , që të refletosh dhe të ngrihesh mbi palët e të b?hesh burrë shteti. Ti mund të më thuash me të drejtë , po nuk kam nga të lëviz. Më kanë kapur në vend të lig e nuk mundem të bëj dot asgje me .
E di që ti je thjeshtë mekanizmi ( më kujton atë filmon Portokalli mekanik) , pasi të tjerë janë ata që drejtojnë , po unë po të them , sërisht, bëhu nje herë burrë , si shok fëmijërie që të kam. Ka gjithmon një herë të parë.
Reflekto, se përsëri shansi t’u dha ty, po përtej teje, ju dha të gjithë shqiptarëve.
Mos ua digj shqiptarëve shancin për negociata.
Ndaj të këshilloj të reflektosh, duke bërë detyrën tënde, si burrit të shtetit. Mos bëj si uthll e fortë se pastaj enën tënde do të thyesh.
Hiq dorë nga llafet, kafet, filxhanet e bejtet, po tregohu që je burre shteti dhe e do këte vend si askush tjetër. Sot është koha të vlerësosh mundësinë që p?rsëri të është dhenë. Nëse ti nuk e kupton që ky është stacioni i vetëm për ty, atëhere historia për ty do të jetë e pamëshirshme.
Floida Kërpaçi
Edi Rama dhe rilindja kanë marrë fund!
Më qartë se kurdo herë shqiptarët e dinë kush do të mirën e përbashkët dhe kush jo. Rilindjes sot i ka ngel vetëm karrigia, nga e cila do të fluturojnë shumë shpejt!
Edi Rama është i marrë fund. Me të edhe plani i rilindjes për ti kthyer Shqiptarët dhe Shqipërinë në skllevër të krimit dhe bandave të Ramës!
Dekreti i presidentit, e thotë qartë se zgjedhjet do të mbahen në 13 tetor!
Sovrani me forcën e tij do i japi atë që i takon Edi Ramës! Shihemi në 13 tetor, më të vendosur dhe të bashkuar se kurrë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë,