TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka akuzuar Europën se nuk ishte dhe aq ndihmuese sa i përket sulmit në Baghdad ditën e djeshme që çoi në eliminimin e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani.
"Europianët nuk ishin dhe aq ndihmues sa unë shpresja se do të ishin para sulmit në Iran. Ne e kapëm dhe e ndaluam atë. Ajo që bëmë ne është e mirë për të gjithë botën.
Shpëtuam jetë në Evropë dhe në Amerikë. Britanikët, gjermanët, francezët duhet ta kuptojnë këtë gjë.
Kam harxhuar dy ditë duke biseduar me partnerët për veprimin e SHBA-ve, arsyet pse e kishim ndërmarrë dhe duke i kërkuar atyre ndihmë, ata ishin të gjithë fantastikë."- tha Pompeo për Fox News.
Mike Pompeo shtoi se, Qasem Soleimani dhe Irani ishin duke planifikuar sulme në disa shkallë.