AKTUALITET, 25 Tetor 2019, 09:38

Shqiptarët s’rezervojnë dot për linjën me Milanon, nuk ka fluturime. Çfarë po ndodh me “Air Albana”?


“Air Albania” më 30 shtator nisi fluturimin e parë me avionin “Migjeni”, me destinacion Bolonjën e Italisë.

Një reklamë e madhe u bë nga ana e qeverisë për këtë linjë ajrore, që zotohen se është shqiptare dhe se biletat i ka “low cost”.

Por çfarë po ndodh me linjat e fluturimit?

Nëse bëjmë vetëm një kërkim në faqen zyrtare të “Air Albania” shikojmë që linja e fluturimit Tiranë- Milano nuk është e disponueshme.

Duke bërë kërkime për datat të ndryshime fluturimi, rezultati na del që nuk mund të rezervosh asnjë fluturim, në asnjë orar, të paktën ditën e sotme.

Pra udhëtimet me nisje datën 25 tetor drejt Milanos nga Rinasi nuk ka.