TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Basel nuk u ndahet futbollistëve shqiptarë, pasi bleu nga Genk sulmuesin Edon Zhegrova, zviceranët ditën e sotme kanë zyrtarizuar edhe një tjetër afrim.
Bëhet fjalë për mesfushorin Pajtim Kasami. 28-vjeçari bëri një sezon shumë të mirë vjet me Sion dhe Basel ka menduar t’i ofrojë një marrëveshje që është pranuar nga shqiptari që luan për kombëtaren e Zvicrës.
https://twitter.com/FC_Basel_en/status/1315679881859137536?s=20
Kasami ka nënshkruar me Basel për dy vite dhe do të jetë shok skuadre me Taulant Xhakën, mesfushorin e kombëtares shqiptare. Në të shkuarën ai ka luajtur edhe në Serie A, Premier League dhe në Superligën greke