TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, mund të rikthehet në Serie A. Braziliani aktualisht është një lojtar i lirë dhe janë tre ekipe që kanë shfaqur interes për të. Pato u largua nga ekipi i Sao Paolos në gusht të këtij viti dhe ka vendosur të mos e vazhdojë më karrierën në vendlindje.
31-vjeçari kërkon të rikthehet në Itali këtë sezon dhe sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, Pato është në listën e dëshirave të presidentit të Genoas. Enrico Preziosi ka një simpati për sulmuesin, por edhe klubi i Spezias i ka ofruar atij një mundësi për t’u rikthyer në Europë.
Gjithashtu në garë për “Patokun” është futur dhe Monza e Serie B. Aty braziliani do të ribashkohej me Silvio Berlusconin dhe Adriano Gallianin. Sulmuesi numëron 117 ndeshje në Serie A gjatë shtatë sezoneve që luajti për Milanin. Ai arriti ta gjente 51 herë rrugën e rrjetës me fanellën kuqezi.