TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kylian Mbappe nuk e ka fshehur në asnjë moment se është fans i Real Madrid, ndërkohë që Zinedine Zidane është idhulli i tij. Sulmuesi i PSG do të donte shumë që të transferohej te kampionët e Spanjës, ndërkohë që para pak kohësh u raportua se i ka kërkuar klubit francez largimin verën e ardhshme.
Dëshira e PSG është ta mbajë në skuadër, por për një ofertë të konsiderueshme edhe mund të heqin dorë nga lojtari që mendohet se do të bëhet më i miri në botë pasi Leo Messi e Cristiano Ronaldo ta mbyllin me futbollin.
https://twitter.com/elchiringuitotv/status/1315796580004499456?s=20
Nga Spanja mësohet edhe një prapaskenë e fundit. PSG kërkon një lojtar në këmbim, nëse Real Madrid dëshiron të transferojë sulmuesin.
Thibaut Courtois është dëshira e francezëve dhe sipas El Chiringuito kampionët e Francës duan që portieri belg të përfshihet në operacionin e transferimit të Mbappe.
Sigurisht ata kërkojnë edhe para në këmbim, por momentalisht nuk jepen detaje të tjera për këtë lëvizje që mund të konkretizohet verën e ardhshme dhe që mund të ishte nga më të bujshmet.