TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër rast pozitiv me koronavirus trondit Interit vetëm pak orë para ndeshjes së Championsit, kundër Borussia Moenchengladbach. Në njoftimin e fundit të klubit ziklatër, për rastin në fjalë, shkruhet:
“Inter njofton se Achraf Hakimi u testua pozitiv me COVID-19 pas kontrollit të fundit të kryer nga UEFA (kërkohet nga protokolli i ndeshjes), i kryer në funksion të ndeshjes së sotme kundër Borussia Moenchengladbach. Anësori i zikaltërve është krejtësisht asimptomatik dhe tani do të ndjekë procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Kështu, Conte humbet një pjesë tjetër të rëndësishme, që u shtohet emrave të tillë si Young, Gagliardini, Radu, ende pozitivë pas kontrollit të fundit, dhe Skriniarit, që është në pritje të rezultatit të testit të fundit.