SPORT, 21 Tetor 2020, 14:32

Fiorentina dhe SPAL-i i Berishës e pësojnë, gjashtë të prekur me COVID

Fiorentina dhe SPAL-i i Berishës e pësojnë, gjashtë të


Numri i të infektuarve me COVID-19 vijon të rritet. Ditën e sotme klubi i Fiorentinës konfirmoi se një pjesëtar i stafit kishte dalë pozitiv pas tamponit të kryer.

Më e rëndë situata te skuadra e SPAL, ku një ditë më parë u njoftua se një lojtar ishte infektuar, ndërkohë që edhe pjesa tjetër e lojtarëve ishin testuar më pas.

Sot kanë dalë edhe përgjigjet dhe konfirmohet që janë të prekur me COVID-19 edhe 3 lojtarë dhe një pjesëtar i stafit, duke e çuar në pesë numrin e të infektuarve në skuadër.