TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hakan Çalhanoglu është një nga lojtarët më të mirë te Milani që pas rifillimit të futbollit nga pandemia, ku është kthyer në një pikë kyçe për formacionin e Piolit.
Megjithatë futbollistit i përfundon kontrata me “Djallin” në qershor të vitit të ardhshëm dhe rinovimi nuk ka ardhur ende, më saktë nuk duket shumë afër. Prioriteti i futbollistit është qëndrimi te kuqezinjtë, por i vetmi kusht është se dëshiron rritje të rrogës, teksa kërkon të përfitojë jo më pak se 5 milionë euro në sezon.
Për shkak se rinovimi nuk ka ardhur ende, nga kjo kërkon të përfitojë Interi. Sipas “Calciomercato”, zikaltërit kanë kontaktuar para pak kohësh agjentin e Çalganoglusë, për t’i shprehur atij interesimin që ata kanë.
Megjithatë bisedimet si fillim u ndërprenë, për shkak se prioriteti i turkut është rinovimi me Milanin, por në rast se nuk arrihet një marrëveshje, Interi është gati të bëjë sulmin për ta veshur zikaltër futbollistin.