SPORT, 20 Tetor 2020, 20:38

Koronavirus edhe te kampionët, goleadori i Bayern rezulton pozitiv

Koronavirus edhe te kampionët, goleadori i Bayern rezulton pozitiv


Koronavirusi prek edhe një prej lojtarëve më të mirë të Bayern Munchen. Serge Gnabry po kalonte prej kohësh një formë të mrekullueshme sportive, por tani do i duhet të ndalet.

25-vjeçari ofensiv, autor i shumë golave për ekipin e tij, është infektuar me Covid-19 sipas një postimi në Twitter të kampionëve të Gjermanisë dhe Evropës.“Gnabry gëzon shëndet të mirë dhe ka nisur karantinën“, lexohet në komunikatën zyrtare, teksa trajneri Flick duhet të zgjedhë zëvendësuesin e tij për sfidën e nesërme ndaj Atletico Madrid në Champions.

https://twitter.com/FCBayern/status/1318612432739131392?s=20

Gnabry gëzon shëndet të mirë dhe ka nisur karantinën“, lexohet në komunikatën zyrtare, teksa trajneri Flick duhet të zgjedhë zëvendësuesin e tij për sfidën e nesërme ndaj Atletico Madrid në Champions.