TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Champions League do të sjellë sërish në fushë ekipet më prestigjioze të Europës, teksa në mbrëmjen e sotme në fushë do të zbresin kampionët në fuqi të kompeticionit, Bajern Mynih.
Gjermanët presin në shtëpi spanjollët e Atletiko Madrid.
Një sfidë delikate për bavarezët të cilët sot, do të duhen të luajnë edhe pa Gnjabri, i cili ka rezultuar i infektuar me COVID-19.
Ndërkohë, vëmendja do të shkojë edhe për Liverpulin që udhëton në transfertën holandeze ku i pret Ajaks. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klop kanë treguar oshilacione në këtë fillim sezoni dhe tashmë janë pa Van Dajk në mbrojtje, ndaj për Ajaks ka shpresë se mund të dalin me një rezultat pozitiv në përfundim të 90 minutave.
Sakaq, Inter pret në shtëpi Borusia Mynçengladbah. Zikaltërit e Antonio Kontes kërkojnë ta nisin mbarë rrugëtimin europian, ndërsa iu duhet të lejnë pas edhe zhgënjimin nga derbi i fundit me Milanin.
Ndërkaq, Real Madrid i trajnerit Zinedin Zidan nuk ka bindur shumë në kampionat deri tani, mirëpo Champions është kompeticioni ku ata shkëlqejnë dhe sot luajnë në shtëpi, ku mysafirët janë nga Ukraina dhe bëhet fjalë për Shaktar Donjesk.
Ndeshjet:
18:55 Real Madrid-Shaktar Donjesk
18:55 Salzburg-Lokomotiv Moskë
21:00 Ajaks-Liverpul
21:00 Bajern Mynih-Atletiko Madrid
21:00 Inter-Borusia Mynçengladbah
21:00 Mançester Siti-Porto
21:00 Midtjaland-Atalanta
21:00 Olimpiakos-Marsej.