TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shpallja non-grata e Sali Berishës, ka bërë që mbështetësit e tij, të fillojnë të flasin. Një prej tyre, është Çim Peka.
Sipas tij, Lulzim Basha është shantazhuar pasi "do t'i publikonin vendimin që ai është non-grata në SHBA prej pesë vitesh".
“Basha po shantazhohet, se me çfarë po shantazhohet, këtë nuk e di. Ai e ka të qartë se e ka ndarë PD-në.Lulzim Basha ka pesë vjet që është non-grata. Ka pesë vjet që nuk shkel në SHBA. Basha nuk kishte leje që të mos jepte dorëheqjen. Ai ishte i kapur. Si dhe pse, këtë e di zoti Basha.
Një gjë është e sigurt, Basha është peng. Sot problemi nuk është më Edi Rama. Ai ka bërë zgjidhjen më të shkurtër, ka kapur dhe ka blerë kreun e opozitën.
Basha nga dje e mbrapa do bëjë çfarë t’i thotë Rama. Kurse Rama do bëjë çfarë t’i thotë Rruga e Elbasanit. Nga sot ne nuk kemi opozitë, Basha ka shpëtuar veten përkohësisht nga publikimi i dosjes dhe shpalljes non-grata,” tha Peka.
[gallery ids="565578,565580,565577,565581,565582,565579,565583,565586"]