AKTUALITET, 10 Shtator 2021, 10:20

Berisha hidhet në sulm: Lulzim Basha bëri pazare të fëlliqura me Edi Ramën!

Berisha hidhet në sulm: Lulzim Basha bëri pazare të


Që prej mbrëmjes së djeshme, kur Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD, mund të themi se në këtë parti ka nisur lufta.

Ish-kryeministri Sali Berisha, u prit nga një grup simpatizantësh që thërrisnin në kor emrin e tij, teksa futej në Kuvend.

Ai dha disa mesazhe, ë tregojnë se tashmë luftën e ka ballore me Lulzim Bashën.

“Sot nis beteja jonë, sot nis beteja jonë për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e turpshme të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. PD do të dalë nga kjo betejë më e fortë dhe më e sigurtë në fitore, rroftë PD, rroftë Shqipëria,” tha Berisha, teksa hipi mbi makinë.

Berisha tha për mediat se Rama dhe Basha kanë një marrëveshje okulte me njëri-tjetrin dhe se ai tashmë do të punojë për të rikthyer legjitimitetin e PD-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në orën e parashikuar në 10:00. Ai është pritur nga mbështetës të tij në hyrje të Kuvendit, të cilët doli t’i përshëndesë duke hipur mbi makinë.

[gallery ids="565547,565548,565549,565550,565551"]