AKTUALITET, 10 Shtator 2021, 10:45

Kuvendi miraton Komisionin e Verifikimit të Mandateve, kush janë deputetët nga mazhoranca dhe opozita

Kuvendi miraton Komisionin e Verifikimit të Mandateve, kush janë

Kuvendi i ri, në drejtimin e deputetes më të vjetër, Luljeta Bozo ka miratuar deputetët që do të jenë pjesë e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve.

Raporti është pesë deputetë nga mazhoranca dhe katër nga opozita.

Kështu, nga mazhoranca u propozuan: Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Aurora Mara, Nasip Naço dhe Toni Gogu.

Nga Opozita u propozuan deputetët: Saimir Koreshi, Dhurata Çupi, Greta Bardeli, Belind Këlliçi.

Anëtarët e Komisionit u miratuan në mënyrë unanime me votë të hapur.

Tashmë, ky komision do të caktojë kryetarin dhe më pas do të paraqesë raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve.