AKTUALITET, 10 Shtator 2021, 10:00

FOTO/ Përkrahësit e Sali Berishës mblidhen para hyrjes së Parlamentit, Lulzim Basha dhe deputetët kalojnë nga rruga e Kalasë së Tiranës

FOTO/ Përkrahësit e Sali Berishës mblidhen para hyrjes së


Një ditë pas vendimit të kreut të PD-së, që e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, mbështetësit e liderit historit të Partisë Demokratike janë mbledhur përpara ambienteve të Kuvendit.

Mbështetësit e Berishës Janë para hyrjes kryuesore të Kuvendit në tubim kundër vendimit të marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Ndërkohë, kreu i PD, i cili kthehet sot në Kuvend pas dy vitesh mungesë së bashku me grupin e tij parlamentar, ka zgjedhur të kalojë nga rruga e Kalasë së Tiranës për në ambientet e Parlamentit.

Gjatë ecjes në këmbë, simpatizantët e PD-së kanë lëshuar edhe thirrje fyese kundër Bashës.