AKTUALITET, 10 Shtator 2021, 09:09

Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD, reagon Ambasada e SHBA-së


Pas vendimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit u shpall non grata nga SHBA, vjen një reagim nga ambasada Amerikane në Tiranë.

Ambasada e SHBA ka përgëzuar Bashën për këtë vendim, ndërsa thekson se PD-ja ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen.

Ambasada premton bashkëpunim të ngushtë me Lulzim Bashën.

REAGIMI I AMBASADËS SË SHBA-SË

Vendimi i vështirë i shpallur dje nga kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se – siç ishte rasti 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë.

Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen, për të ndihmuar drejtimin e Shqipërisë përpara. SHBA ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj, dhe ne mezi presim të punojmë më ngushtë se kurrë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Lexo edhe:

https://www.tpz.al/2021/09/09/basha-e-perjashtoi-reagon-urgjentisht-berisha-duhet-te-jepte-ai-doreheqjen-sapo-asgjesoi-pd-ne-si-parti-sovrane/