AKTUALITET, 10 Shtator 2021, 09:07

Kosovë, 20,652 raste aktive me koronavirus deri më sot

Kosovë, 20,652 raste aktive me koronavirus deri më sot

Numri i rasteve aktive në Kosovë deri më tani është 20,652, sipas ministrisë së Shëndetësisë në vend dhe të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 2,728 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza nga vaksinat për koronavirusin.

Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.