TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
CIA ka nxjerrë rreth 470,000 materiale të sekuestruara gjatë vrasjes së ish-udhëheqësit të Al-Kaedës Osama Bin Laden në 2011,raporton BBC.
Materialet e nxjerra përfshijnë ditarin e tij personal, dokumentet dhe skedarët audio dhe video,duke përfshirë një klip që tregon të birin e tij Hamza në dasmën e tij.
Kjo është e katërta herë që CIA nxjerr materialet që gjeti gjatë bastisjes në strehimin e Bin Ladenit në Abbottabad të Pakistanit.
Disa materiale janë ndalur të bëhen publike sepse mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare, thotë agjencia e inteligjencës amerikane.
"Dalja e sotme e letrave, videove, skedarëve audio dhe materialeve të tjera të kreyt të Al-Kaedës i jep mundësi popullit amerikan të fitojë njohuri të mëtejshme në planet dhe funksionimet e kësaj organizate terroriste", tha në një njoftim për shtyp drejtori i CIA-s, Mike Pompeo.
Sipas deklaratës së CIA-s, dokumentet "ofrojnë njohuri mbi origjinën e ndarjeve që ekzistojnë sot midis al-Kaidës dhe ISIS [grupit të Shtetit Islamik]", si dhe "mosmarrëveshjet strategjike, doktrinare dhe fetare brenda al-Kaedës dhe aleatëve të saj".
Materiali i ri i lëshuar të mërkurën gjithashtu tregon përpjekjet e rrjetit terrorist për të shfrytëzuar kryengritjet e Pranverës Arabe dhe përpjekjet e saj për të përmirësuar imazhin e saj të medias, thotë më tej CIA.
Një kompjuter i konfiskuar gjatë bastisjes përmbante fotografi të filmave të Hollivudit, karikatura fëmijësh, si dhe tre dokumentarë rreth vetë Bin Ladenit.
Ndër skedarët video është gjithashtu një video e dasmës e djalit të Bin Ladenit, duke treguar pamjet e rralla të Hamza Bin Ladenit si një i ri. Hamza Bin Laden tani është në të 20-at, edhe pse vendndodhja e tij e saktë nuk dihet.
https://www.youtube.com/watch?v=XWOjor7aYo4
TPZ:al